Lekaj: Pas dy viteve, përfundon autostrada që lidh Pejën me Prishtinën

Prishtinë | 27 Dhj 2017 | 18:48 | Nga

Ministri i Infrastrukturës (MI), Pal Lekaj, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se autostrada Prishtinë – Pejë, respektivisht Kievë – Zahaq, do të fillojë në pranverën e vitit 2018.

Ai ka sqaruar se shumë e ndara për këtë autostradë, është 198 milionë euro, duke shtuar se 38 milionë janë nga buxheti i Kosovës, 71 milionë nga BERZH dhe 85 milionë do të ndahen nga Banka Investive.

“Projekti do të zgjat dy vite, ku qyteti i Pejës dhe Prishtinës, do të lidhen nëpërmjet utostradës me katër korsi. Është pritur 24 muaj për largimin e 72 shtyllave elektrike. Ato janë larguar vetëm për dy javë. Më vjen keq për neglizhencën dhe mosmarrje të përgjegjësisë së shpronësimit”, ka shtuar Lekaj.

Ndërkaq, për trasenë e autostradës, në fshatin Dollc të Klinës, në të cilin fshat ndër vite kanë ndodhur shumë aksidente edhe me fatalitet, ai ka thënë se do të bëjnë një studim fizibiliteti.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme