Lekaj: Punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë përfundojnë brenda dy vjetëve

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 12:49 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj është zotuar se projekti për magjistralen  Prishtinë-Mitrovicë, do të përfundojë brenda dy vjetëve.

Lekaj tha punimet e kësaj autoudhë janë stërzgjatur edhe pse sipas tij, ky nuk ka qenë faji i njësisë imlementuese, raporton Ekonomia Online.

“Unë jam i kënaqur me dinamikën dhe profesionalizimin e juaj,sidomos me përkushtimin që ky projekt përfundoj në afate të caktuara. Është e vërtetë që është stërzgjatur ky projekt pa fajin e njësisë impelmentuese, pra faji është diku tjetër. Ajo që unë kam insistuar është që mos stërzgjaten projektet pa nevojë dhe për mos punën dhe mos profesionalizmin tonë”.

Pasi që projekti për autoudhën Prishtinë – Mitrovicë, financohet nga fondet arabe, Lekaj thirri për kujdes të implementimit të tyre, e sidomos kur kjo është një huamarrje.

“Unë mendoj që procedurat janë ndjekë në bazë të marrëveshjeve që i kemi me fondet arabe dhe marrëveshje që është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Ne duhet të jemi të përpiktë në projekte sidomos kur kemi huamarrje që ne të jemi të saktë në implementimin e tyre”.

Ndryshe Lekaj shtoi se kjo autoudhë do të ndërtohet sipas standardeve evropiane, raporton EO.

“Ne i kryejmë obligimet tona, që i kemi i marrë edhe si MI-në por edhe për atë që në jemi zotuar, ne do të jemi implementues për atë që kemi premtuar dhe do vazhdojmë ta zhvillojmë infrastrukturën në interes të qytetarëve”.

“Shpresoj që me këtë autostradë i përmbyllim të gjitha ato kërkesa të qytetarëve dhe qytetarët pas dy viteve do të kenë një rrugë me standarde evropiane, dhe një  rrugë që do ti shërbej edhe qytetarëve por edhe zhvillimit të asaj ane”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme