Lekaj reagon lidhur me ndërprerjen e punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’

Prishtinë | 12 Tet 2018 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjen e punimeve në projektin e autostradës “Arbën Xhaferi”. Ai tha se është për keqardhje kur dëgjon se një projekt gjigant infrastrukturor që është në fazën e finalizimit, po pengohet.

“Është për keqardhje kur dëgjon se një projekt gjigant infrastrukturor që është në fazën e finalizimit, po pengohet. Autostrada “Arbën Xhaferi” që përveç lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve, ka ndikim pozitiv edhe në ekonominë e vendit, nuk guxon të përballet me të tilla ndalesa të organizuara për qëllime personale. Prandaj, Hani i Elezit duhet t’i gëzohet realizimit të këtij projekti, për të mirën e vendit”, ka shkruan ministri Lekaj në Facebook.

Zhurma që po shkaktojnë makineritë e kompanisë “Bechtel-Enka”, e cila punon 24 orë, ka shtyrë kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, të marrë vendim që t’i ndalojë punimet gjatë orëve të vona të natës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme