Lekaj shpalos detaje të punimeve të rrugës së Tre Heronjve

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 10:14 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj përuroi sot nisjen e punimeve të rrugës nacionale M2, Milloshevë- Mitrovicë.

Për ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, kjo rrugë po ndërtohet me të gjithë strukturën moderne të nevojshme për një rrugë.

“… po fillojmë punimet e ndërtimit, me të gjithë strukturën moderne, të rrugës të cilën, emrat e heronjëve do ta mbajnë si shtylla, ashtu si gjaku i tyre është në themel të shtetit të cilin po e ndërtojmë të gjithë së bashku. Qeveria e Republikës së Kosovës në respekt të  veprës dhe sakrificës së Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut e ka emëruar ketë autorrugë Nacionale, me emrin e tre heronjve të kombit. Ne si Ministri e Infrastrukturës sot po e nisim praktikisht atë nga vendi kur dikur ishin ndërprerë punimet. Kjo rrugë është një nga arteriet kryesore të Republikës së Kosovës dhe është pjesë e drejtimit rrugor 6 në kuadër të rrjetit bazik të transportit të Evropës Juglindore”.

Në fjalën e tij të rastit, Lekaj shpalosi disa nga detajet rreth procesit të këtij projekti për të cilin nisën sot punimet. Kjo rrugë nacionale sipas Lekajt do të kushtojë rreth 12 milionë euro dhe do të ndërtohet përmes fondeve arabe.

Ai potencoi se brenda 30 muajsh do të përfundojnë 35 kilomtera rrugë deri në Mitrovicë.

“Investimi që po bëhet këtu përmes Fondeve Arabe, kap vlerën e rreth 12 milionëve, vetëm për ketë pjesë prej rreth 5 kilometrave. Përveç kësaj do të kemi edhe dy të tjera të cilat po ashtu janë milionëshe e me këtë dëshiroj të them, se Vushtria, Mitrovica e qytetet tjera nga niset e çka përshkon, do të jenë me të hapura për t’i afruar investitorët dhe me të afta për të transportuar prodhimet e veta, qofshin ato bujqësore apo edhe të tjera. Kjo rrugë jo vetëm që i lidhë ndërmjet vete këto qytete, por këto qytete i lidhë edhe me korridore rajonale. Ne, brenda 30 muajsh do t’i përfundojmë të gjithë 35 kilometrat që janë të pa ndërtuara në këtë autorrugë dhe kështu do të jemi më afër njëri tjetrit”.

 

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme