Lekaj takoi inspektorët e infrastrukturës, u kërkoi rigorozitet dhe ligj në terren

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 16:19 | Nga

Sot, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, takoi inspektorët e Inspektoratit të Ministrisë së Infrastrukturës, nga të cilët ka kërkuar që të mos bien pre e neglizhencës së individëve apo kompanive që bien ndesh me ligjin.

“Të materializohet ligji në teren, të mos kursehet askush që ka rënë ndesh me ligjin, qoftë kompanitë që ndërtojnë rrugët, ato që i mirëmbajnë, të kontrollohen kyçjet në rrugët magjistrale, nacionale dhe autostrada, panot reklamuese, kontrollat teknike, autoshkollat, njësitë e patentë shoferit, stacionet e autobusëve dhe mirëmbajtja e linjave të transportuesve të udhëtarëve dhe të gjitha të tjerat që janë në domenin e Departamentit të Inspektoriatit”, u tha ministri Lekaj, inspektorëve të MI-së.

Ministri Lekaj, u ka ofruar mbështetje të parezervë inspektorëve kurdo që ata kanë nevojë dhe kudo që kërkohet, duke u ofruar mbështetje të plotë edhe inspektorëve të rinj në kryerjen e detyrave të tyre, për rrugë më të sigurta, dhe siguri më të madhe për pjesëmarrësit në trafikun rrugor, ngase duhet vepruar që të mos ketë më aksidente të shumta me humbje jete dhe me lëndime trupore për qytetarët tanë.​

 

Të ngjashme