Lekaj: Taksa për “Rrugën e Kombit”, e papërballueshme për qytetarët dhe bizneset

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 12:59 | Nga Valbona Bytyqi

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se taksa e vendosur në “Rrugën e Kombit” nga Qeveria e Shqipërisë është shumë e lartë dhe e papërballueshme për qytetarët dhe bizneset, raporton Ekonomia Online.

“Unë shfaqi shqetësimet e mia sepse tarifa është shumë e lartë dhe e pa përballueshme për qytetarët dhe bizneset”.

Lekaj ka thënë se për këtë i ka shkruar letër homologut të tij shqiptar.

“Unë i kam shkruar homologut tim nëse kjo mund të diskutohet”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme