Lekaj: Të respektohet shenja “Punime në rrugë” që të mos rrezikohet jeta e punëtorëve

Prishtinë | 07 Jan 2018 | 12:57 | Nga

Ministria e Infrasktrukturës ka filluar pastrimin e pjesës anësore të rrugës Çagllavicë-Llabjan e cila është bllokuar nga gurë të mëdhenjë.

Këtë e bën të ditur ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Lekaj ka theksuar se kjo mirëmbajtje e rrugës mund të evitojë aksidentet që mund të ndodhin nga anashkalimi i këtyre gurëve, shkruan Ekonomia Online.

Ai po ashtu bëri apel tek ngasësit e veturave të respektojnë shenjat e trafikut në rrugë, veçanërisht ku është e vendosur shenja “Punime në rrugë” që sipas tij të mos rrezikohen punëtorët që mirëmbajnë rrugët.

Postimi i plotë i Pal Lekajt në Facebook:

“Dita me diell, vëmendja dhe përkushtimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe gadishmëria e kompanisë për mirëmbajtje, sot kanë ndodhur pastrimi i rigollave (brezit të brendshëm) në rrugën N25.2 Çagllavicë – Llabjan (Rruga e Gjilanit) të liqeni i Badovcit.

Pastrimi i këtij pozicioni është shumë i rëndësishëm, sepse është njëri nga faktorët që mund të shkaktojë aksidente.

Të tilla punë do të ndodhin edhe në ditët në vazhdim, nëse koha do të mundësojë, prandaj për të gjithë ju ngasës te veturave, keni kujdes dhe keni vëmendjen (respektoni shenjat që sinjalizojnë punime) gjatë lëvizjeve, se mund të ketë punëtorë në rrugë”.

Image may contain: sky, car, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, outdoor and nature

Image may contain: sky, shoes, outdoor and nature

Image may contain: outdoor

 

Të ngjashme