Lekaj viziton Vitomiricën, thotë se Peja do të ketë zhvillim ekonomik dhe turizëm

Pejë | 27 Shk 2019 | 15:58 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka përcjellë nga afër projektet infrastrukturore në fshatin Vitomiricë të Pejës, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se do punojnë që jo vetëm të ndikojnë në zhvillim ekonomik por edhe në ngritje të zhvillimit të turizmit, duke e vlerësuar Pejën si vend atraktiv.

“Është ndjenjë e veçantë që sot po projektojmë një projekt që ka ndikim për zhvillimin ekonomik por edhe në lëvizjen e lirë e sidomos në Vitomiricë ku bashkëjetesa mes komuniteteve ka qenë e shkëlqyer. Ne si Qeveri do bëjmë të pamundurën që të jemi pranë qytetarëve me projekte. Vitomirica do ndryshojë shumë shpejtë jo vetëm në infrastrukturë por edhe në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe si qeveri do ndikojmë pozitivisht”, tha Lekaj.

Lekaj premtoi edhe të tjera investime që do të bëhen në Komunën e Pejës.

“Nuk do ndalemi vetëm me këto projekte. Peja ka përfituar mjaft me projekte. Do ndikojmë edhe në zhvillimin e turizmit në Pejë sepse Peja është atraktive dhe ne po i përmbyllim të gjitha premtimet që i kemi dhënë për qytetarët e Pejës”, tha Lekaj.

Ndërsa, qytetarët e Vitomiricës së Pejës u ankuan për kanalizimin dhe ujërat e zeza nëpër rrugët ku do të asfaltohen. Lekaj u premtoi se edhe për këtë do të gjejnë një zgjidhje.

Me këtë rast, banorët që jetojnë në këtë fshat, ministrin Lekaj e falënderuan për kontributin në përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës.

Të ngjashme