Lëkundje tërmeti në Elbasan dhe Durrës gjatë natës

Prishtinë | 25 Sht 2020 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet ka rënë gjatë natës në Elbasan, lëkundje janë ndjerë edhe në Durrës.

Një tërmet është ndjerë gjatë natës në Elbasan. Mësohet se epiqendra ka qenë në Belsh. Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë në orën 21:21. Ndërkohë që lëkundje janë ndjerë edhe në qytetin e Durrësit, por që kanë qenë nga 1.6 ballë.

Pas tërmetit tragjik të 29 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona, në Shqipëri ka pasur lëkundje të herë pas hershme.

Të ngjashme