Sot rreth orës 14:00 një burrë është lënduar pas rrëshqitjeve të dheut në lagjen Arbëria të Prishtinës.
Siç konfirmon zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, viktima ka qenë duke punuar në një kanal derisa e ka zënë dheun.
“Ai është dërguar në QKUK për trajtim mjekësorë dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Borovci.