Lëndohet një grua në Fushë-Kosovë pasi banesa e saj u kaplua nga zjarri

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Një grua është lënduar dje në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë, kjo pasi se banesa e saj ishte kapluar nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë dy zyrtarë policorë edhe gjashtë pjesëtarë të FSK-së të cilët e kishin hapur derën e banesës me forcë dhe e kishin nxjerrë nga banesa viktimën, të cilës i është ofruar tretman mjekësor.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes kishte dal edhe eksperti i zjarrit dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

Dyshohet se deri te zjarri ka ardhur nga energjia elektrike. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme