Lëndohet një person dhe digjen katër krerë lopë si pasojë e një zjarri në Deçan

Prishtinë | 04 Sht 2021 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Një person ka pranuar tretman mjekësor, pas lëndimeve të marra si pasojë e një zjarri në Isniq të Deçanit.

Si pasojë e këtij zjarri janë djegur edhe katër krerë lopë, si dhe janë shkaktuar shumë dëme të tjera materiale.

“Fsh. Isniq, Deçan 03.09.2021-14:24. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se për shkaqe të panjohura nga zjarri ishte përfshirë prona e tij dhe si pasojë ishin djegur: një objekt përcjellës i shtëpisë së tij, ushqim i bagëtive, një veturë, mjete bujqësore, makina elektrike-vegla pune, katër krerë lopë, etj., sipas viktimës vlera e dëmit të shkaktuar është e madhe”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Njësitet relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Të ngjashme