Lëndohet një person, humb kontrollin e veturës dhe futet në dy dyqane në Prishtinë

Prishtinë | 26 Tet 2020 | 09:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të dielën në mbrëmje, një person është lënduar pasi ka humbur kontrollin e veturës dhe ka goditur dy dyqane në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se nuk dihen ende arsyet e vetaksidentit të veturës.

“Mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën “UÇK” në Prishtinë ka ndodhë një aksident trafiku, ku një veturë për shkaqe akoma të pa sqaruara ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar”.

“Në këtë aksident është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut. Vetura ka goditur dy lokale”.

Të ngjashme