Lëndohet një person pas vetaksidentit në Istog

Prishtinë | 24 Mar 2019 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Një vetaksident ka ndodh sot gjatë ditës në Cerrc të Istogut.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Pejë, Driton Rugova.

“Rreth orës 11:45 në fshatin Cerrc komuna e Istogut, ka ndodhur një vetaksident, si pasojë e kësaj një person është lënduar”, ka thënë Rugova.

Rugova po ashtu tregoi se i lënduari është dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe sipas ekipit mjekësor i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Të ngjashme