Lëndohet një polic në rrahjen mes LDK-së

Prishtinë | 19 Maj 2019 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Nga përleshja që ka ndodhur në aktivitetin e LDK’së në Mitrovicë është lënduar edhe një polic.

Përleshja ka ndodhur në aktivitetin e LDK’së në Mitrovicë në kohën kur parti ka organizuar zgjedhjet partiake.

Dy grupet e LDK’së në këtë komunë janë përleshur.

Kandidatë për kryetar të Degës së LDK’së është Safet Kamberi dhe Faton Peci. Policia e Kosovës s’kanë kthyer përgjigje për këtë incident.

Aty një përplasje fizike mes pjesëtarëve e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ndodhur, më poshtë keni momentin kur nisin grushtimet dhe përplasjet mes të pranishmëve.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që kjo parti rrahën në procese zgjedhore.

Të ngjashme