Lëndohet një punëtor i ndërtimtarisë në Fushë Kosovë

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesin e sotëm një punëtor i ndërtimtarisë është lënduar derisa ishte duke punuar në një objekt në Fushë-Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën se në Fushë Kosovë, saktësisht në një objekt në rrugën 28 nëntori, një person është lënduar derisa ishte duke punuar. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me autorizim të prokurorit, është iniciuar rast Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka deklaruar se rasti po hetohet nga institucionet relevante.

“Aktualisht hetuesit policor janë duke hetuar rastin në koordinim të ngushtë me prokurorinë dhe inspektoriatin e punës”, ka thënë Ahmeti

Të ngjashme