Lëndohet rëndë në Valbonë alpinistja Uta Ibrahimi

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Alpinistja Uta Ibrahimi është plagosur në pjesën e këmbës teksa po ngjitej në malin e Rragamit në Parkun Kombëtar të Valbonës, bën të ditur Standard.

Mësohet se alpinistja ka qenë duke u ngjitur së bashku me alpinistin Aurel Duka në një faqe shkëmbore ku është shkëputur nga mali një gurë, i cili i ka rënë në këmbën alpinistes duke i shkaktuar dëmtime serioze.

Në këto momente një grup alpinistësh, banorë të zonës dhe një grup nga emergjenca civile ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po transportojnë alpinisten drejt lagjes Kukaj në Vlabonë, aty ku ndodhet ambulanca dhe shërbimi mjekësor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme