Lëndon veten me thikë në Prishtinë, raporton “rrejshëm” se është sulmuar nga katër persona

Prishtinë | 30 Pri 2021 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka raportuar për një rast të lëndimit trupor të shkaktuar ndaj tij prej katër personave, i cili raportim thuhet se është i rrejshëm.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, raportimi ka ndodhur më 26 prill rreth orës 21:35 në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, pas zhvillimit të hetimeve me urdhër të prokurorit janë siguruar video-incizime në vendin e ngjarjes dhe është vërtetuar se i dyshuari nuk është sulmuar prej askujt, por i kishte shkaktuar vetës lëndime trupore duke e gërvishtur vetën me një mjetë të fortë (thikë)

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti  ka raportuar për një rast lëndim trupor të shkaktuar ndaj tij prej katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Pas zhvillimit të hetimeve me urdhër të prokurorit janë siguruar video-incizime në vendin e ngjarjes dhe është vërtetuar se i dyshuari nuk është sulmuar prej askujt, por i kishte shkaktuar vetës lëndime trupore duke e gërvishtur vetën me një mjetë të fortë (thikë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme