Lenjani: Gjendja e Vllasit stabile, nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjike

Prishtinë | 13 Mar 2017 | 12:08 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Qendrës Emergjente Basri Lenjani ka konfirmuar edhe njëherë se avokati Azem Vllasi gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Ai në një konferencë për media ka thënë se do të presin 6 orë për të dalë me një raport të detajuar, raporton Ekonomia Online

Megjithatë Lenjani ka thënë se për momentin nuk kanë parapara të bëjnë ndonjë ndërhyrje kirurgjike, pasi që ka thënë se ka vetëm lëndime muskuloze.

“Është lënduar në shpatull, ka vrimë hyrëse të plumbit, e jo dalëse. Për momentin në bazë të konsulencave mjekësore, nuk është e nevojshme që të bëhet ndërhyrje tek i plagosuri”, ka thënë Lenjani.

Ai tha se Vllasi është trajtuar në këtë klinikë dhe se i kanë ndërmarrë të gjitha masat e duhura dhe se është transferuar për ekzaminim të mëtutjeshme në klinikën e traumatologjisë.

Të ngjashme