Lenjani: Tre nga 15 të lënduarit po trajtohen në Kujdesin Intensiv

Prishtinë | 05 Jan 2021 | 18:15 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Basri Lenjani tregoi për gjendjen e të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj, ku tha se kanë pranuar 15 të plagosur, ndërsa tre nga ta po trajtohen në Kujdesin Intensiv, raporton Ekonomia Online.

“Gjithsej kemi 15 të lënduar, për momentin janë katër të pranuar, tre në Kujdesin Intensiv. Pas trajtimit të plagëve të djegies në sallën Operative, për trajtim të mëtutjeshëm dërgohen në klinikën e mjekimit Intensiv Qendror. Një vajzë e moshës 20 vjeçare si pasojë e djegies dhe për shkak të thyerjes është dërguar në klinikën e Ortopedisë. Ndërsa 10 të tjerë janë ende në Emergjencë ku edhe po trajtohen”, tha Lenjani.

Tutje, drejtori i Emergjencës në QKUK tha se ka qenë një bashkëpunim i mirë me spitalin e Ferizajt.

Të ngjashme