“Let’s Do It Kosova” filloi ciklin e trajnimeve që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të rinisë për shkrimin e projekt-propozimeve dhe menaxhimin e tyre, me theks të veçantë në fushën e mjedisit.
Studentët e Fakultetit të Shkencave Matematiko-natyrore, po ashtu do të aftësohen për shkrimin e CV-ve dhe letrave motivuese, në trajnimet që ekspertët e organizatës po i mbajnë falas.