Let’s Do It Kosova mbjell qindra fidane në 10 shkolla në Viti

Viti | 23 Tet 2019 | 11:42 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të projektit i cili bashkëfinancohet nga Let’s Do It Kosova dhe Komuna e Vitisë, ka filluar faza e dytë e projektit “Ngritja e kapaciteteve të nxënësve në fushën e edukimit mjedisor dhe rivitalizimi i hapësirave shkollore”, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast janë mbjell me qindra fidane në 10 shkolla të kësaj komune.

Përmes këtij aktiviteti synohet krijimi i një kulture të re mjedisore dhe investimi konkret në ngritjen e vetëdijes së gjeneratave të reja.

Luan Hasanaj, drejtori i Let’s Do It Kosova, tha se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me komunë e Vitisë dhe se në secilën shkollë do të mbillen 12 drunj.

“Është kënaqësi që pas një kohe me u kthyer në Viti dhe me e pa kaq të pastër. Pra sot në vazhdën e aktiviteteve në bashkëpunim me Komunën e Vitisë jemi në fazën e dytë të implimintimit të projektit dhe po fillojmë me mbjelljen e drunjve në oborret e shkollave, por kjo është një prej aktiviteteve të cilat do të vazhdojnë dhe me këtë dinamikë do të vazhdojmë që të kemi edhe aktivitete të tjera në mënyrë që të rritet vetëdija e qytetarëve dhe në këtë rast më së shumti e nxënësve që janë nëpër shkolla që të kujdesen më shumë për ambientin mjedisor”.

“Ne zotohemi dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe që ta kemi më të pastër Vitinë. Në secilën shkollë do të mbillen nga 12 drunj  dhe nuk do të ndalemi me kaq projekti do të vazhdojë dhe do të kemi edhe projekte të tjera edhe në kuadër të projektit që do të nënshkruhen sot dhe prapë do të shikohen projekte vetëdijsuese”.

“Fokusi jonë si organizatë do të bashkëpunojmë edhe me shumë komuna të tjera të cilat tregojnë vullnet dhe të shohim angazhim më të madh për ta përmirësuar situatën në Kosovë dhe ne këtë e kemi parë në Viti dhe Vitia është në fokusin tonë”.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se qëllim kanë vetëdijesimin e gjeneratave të reja për ruajtjen e mjedisit.

“Ne dëshirojmë ta përmbyllim këtë vit ambiental pasi që ju e dini që ky ka qenë viti ambientit prandaj po dëshirojmë suksese po natyrisht me mbjellje të drunjve, mbjellje të luleve që ne e kemi imperativ Vitinë me bë të bukur dhe të pastra sepse jemi njëra ndër komunat më të pastra në Kosovë”.

“Ne po punojmë edhe me sferën private që të gjithë së bashku të mbjellim dhe të punojmë si vetëdije vazhduese për gjeneratat e reja. Dhe kjo sot është një tregues ku së bashku me Let’s Do It Kosova po bëjmë”.

Projekti do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vazhdim, me trajnime dhe mbjellje të fidanëve në të gjitha shkollat e kësaj komune.

Të ngjashme