Let’s Do It Kosova me aksione shënon Ditën e Pastrimit – Hasanaj bën thirrje për mbrojtje të mjedisit

Prishtinë | 17 Sht 2022 | 12:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Let’s Do It Kosova, ka organizuar aksion pastrimi me rastin e “Ditës së Pastrimit të Botës” ku janë pastrohen katër lokacione në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i kësaj organizate Luan Hasanaj tha se bashkë edhe me shumë vende të botës edhe Kosova po shënon këtë ditë me aksione në mbarë vendin.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në këto aksione. Hasanaj me këtë rast ka bërë thirrje që qytetarët ta ruajnë mjedisin ndërsa institucionet të investojnë më shumë në projektet që kanë qëllim mbrojtjen e mjedisit.

“Sot është Dita e Pastrimit të Botës që shënohet  në 191 vende të botës. Edhe në Kosovë përkundër motit të keq dhe shiut po mundohemi që ta shënojmë këtë ditë edhe të pastrojmë lokacion të ndryshme në Prishtinë edhe në qytete të tjera dhe mbi të gjitha të japim një mesazh për të gjithë që ta ruajmë mjedisin sepse është vet shëndeti jonë nëse ne nuk kujdesim për mjedisin, nëse nuk kontribuojmë atëherë ky problem do të vazhdojë”.

“Unë kisha dashur që të falënderojë të gjithë ata që i janë bashkuar këtij aksioni qytetarët, kompanitë e pastrimit që nga mëngjesi me të gjitha kapacitete e tyre kanë dhen kontributin e tyre. Nga këtu iu bëjë thirrje të gjithë qytetarëve ta ruajnë mjedisin dhe institucioneve iu bëjë apel që të fillojnë të investojnë në mjedis sepse nëse vazhdohet me këtë avaz vështirë që do ta kemi një Kosovë të pastër”.

Të ngjashme