Let’s Do It Kosova me trajnim për mësimdhënësit, synojnë edukimin mjedisor

Prishtinë | 03 Nën 2018 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Organizata Let’s Do It Kosova ka vazhduar edhe sot me aktivitetet në kuadër të organizimit dhe mobilizimit për mbrojtjen e mjedisit.

Zyrtarët e kësaj organizate, sot në komunën e Istogut kanë mbajtur trajnimin “Ngritja e kapaciteteve të mësimdhënësve në fushën e mjedisit jetësor”, organizuar nga Let’s Do It Kosova.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes faqes zyrtare të kësaj organizte

Postimi i plotë i Let’s Do It Kosova:

Në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, sot në komunën e Istogut, po zhvillohet trajnimi “Ngritja e kapaciteteve të mësimdhënësve në fushën e mjedisit jetësor”, organizuar nga Let’s Do It Kosova.

Ky trajnim njëherit synon që të rris fokusin e mësimdhënësve në temat që lidhen me edukimin mjedisor si dhe zhvillimin e aktiviteteve konkrete që promovojnë rëndësinë e ruajtjes së mjedisit jetësor.

Përpos ekspertëve nga Let’s Do It Kosova, në trajnim pjesëmarrës janë edhe ekspert nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

Fushata “Ta Pastrojmë Kosovën” dalëngadalë po zgjeron ndikimin e saj në të gjitha sferat.

Të ngjashme