Let’s Do It Kosova pastron hapësirën rreth Kampusit Universitar “Hasan Prishtina”

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Organizata Let’s Do It Kosova ka vazhduar pastrimin e ambienteve të mbushura me mbeturina.

Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, në bashkëpunim me studentët e fakultetit të Edukatës Fizike, në krye me prof Bylbyl Sokolin, sot u pastrua hapësira rreth Kampusit Universitar të “Hasan Prishtinës”.

Postimi i plotë i Let’s Do It Kosova :

Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, në bashkëpunim me studentët e fakultetit të Edukatës Fizike, në krye me prof Bylbyl Sokolin, sot u pastrua hapësira rreth Kampusit Universitar të “Hasan Prishtinës”.

Për dallim nga aksionet e kaluara, kjo hapësirë nuk kishte nevojë për intervenime të mëdha, pasi që është mirëmbajtur.

Let’s Do It Kosova i inkurajon studentët që të vazhdojnë të mirëmbajnë të pastër hapësirën në Kampus.

Po ashtu, Lets Do It Kosova falënderon stafin dhe studentët e Universitetit të Prishtinës për bashkëpunimin në këtë drejtim, duke kontribuar të gjithë për shtëpinë tonë të përbashkët, ambientin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme