Let’s Do It Kosova pastron liqenin e Batllavës, qytetarëve u kërkohet të mos hedhin mbeturina

Prishtinë | 21 Sht 2019 | 12:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbi 40 aktivistë të “Let’s Do It Kosova” kanë pastruar shtratin e liqenit të Batllavës, raporton Ekonomia Online.

Aktivisti Rexhep Zeka ka thënë për Ekonomia Online se ky aktivitet është në kuadër të aksionit global kundër mbeturinave “Dita e Pastrimit të Botës”.

“Jemi këtu te liqeni i Batllavës ku pikërisht ky vend furnizon mbi 600 mijë banorë më ujë të pijshëm, andaj është e rëndësishme që ky ujë të jetë cilësor. Andaj shumica e aktiviteteve po bëhen nga liqeni i Batllavës. Nuk është hera e parë që ne si organizatë ndërmarrim hapa të tillë, shumë herë kemi bërë kërkesë në institucione të jetë në mirëmbajtje kjo pjesë”, tha Zeka.

Ai ka thënë se vetëdijesimi i qytetarëve për të mos hedhur mbeturina është rritur dukshëm. Madje ai ka edhe një apel tek qytetarët.

“Ta ruajmë ambientin, e nëse e ruajmë ambientin do ta ruajmë dhe shëndetin tonë, duke ditur se ndikon edhe në ujë cilësor por edhe në ambient përgjithësi”, ka thënë Zeka për EO.

Për fund Zeka ka kërkuar që të vendosen shporta për mbeturina për rreth liqenit, në mënyrë që qytetarët mos t’i hedhin ato në tokë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme