“Let’s do it Kosova” pastron Plemetinin, në pranverë ndërtohet parku

Obiliq | 13 Shk 2019 | 12:37 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lagjja Plemetin në Komunën e Obiliqit ka marrë një pamje tjetër. Kjo pasi organizata “Let’s do it Kosova”, ka organizuar aksion pastrimi në këtë lagje, raporton Ekonomia Online.

Vullnetarë dhe zyrtarë nga Komuna e Obiliqit pastruan hapësira të kësaj lagjeje dhe mbollën fidane.

Fillimi i pranverës pritet ta gjejë Plemetinin edhe më një park.

Drejtoresha për Ruajtje të Mjedisit në Komunën e Obiliqit, Fitore Hashani, tha se qytetarët e këtij komuniteti duhet  të vetëdijesohen për pastërtinë këtu.

“Kemi vendos me ndërrua komplet pamjet e këtij lokacioni, është aksioni 4 që jemi këtu për këtë vit në Plemetin. Përpos pastrimit kemi me mbjell edhe fidane të  reja po ashtu shumë shpejtë me pranverë do të jetë trajtimi i krejt zonës me një park do të jetë park qe do të këtë pastërti dhe gjelbërimin. Shpresojmë në vetëdijesim të qytetarëve të komunitetit”, u shpreh Hashani.

Drejtori i “Let’s do it Kosova”, Luan Hasanaj, tha se ky është një problem që po përcillet vazhdimisht në lagjen e romëve, sipas tij, edhe pas shumë takimet me banorët e kësaj zonë, këta të fundit ende po hedhin mbeturina nga katet lartë ku banojnë.

“Jemi në Plemettin për të disatën herë fatkeqësisht, brenda një periudhe 12 mujore. Ne po duam ta shfrytëzojmë këtë aksion. Në radhë të parë u kërkojmë komunitet që kështu nuk shkon është shumë keq sepse nuk po arrijnë ta mbrojnë në radhë të parë vetë si banorë. Ne e kuptojmë qe edhe institucionet kanë rolin e tyre duhet të bëjnë më shumë mirëpo me banorët kemi shumë herë dhe prapë vazhdon situata kështu si është”, tha Hasanaj, raporton Ekonomia Online.

Përndryshe, kjo është hera e katërt që “Let’s do it Kosova”, pastron lagjen Plemetin në Komunën e Obiliqit.

Projekti për kthimin e kësaj lagje në atë të gjelbër financohet nga zyra e BE-së në Kosovë, nga Ballkan Green Foundation dhe INDEP ndërsa implementohet nga “Let’s do it Kosova”.

Të ngjashme