“Let’s Do It” pastron Lagjen e Romëve në Fushë Kosovë

Fushë Kosovë | 08 Pri 2019 | 12:35 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata “Let’s Do It Kosova” ka organizuar aksion pastrimi në Lagjen Rome në Fushë-Kosovë për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Komunitetit Rom, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Fatmir Matoshi, tha se është një ditë simbolike për komunitetin romë, andaj ai ka kërkuar që të ruhet ambienti.

“Nuk është nëse sot pastrohet e nesër kthehet në këtë gjendje. Lus banorët romë të kenë kujdes në këto ambiente ku jetojnë fëmijët. Kemi shpall 7 milionë euro grante  bashkë me GIZ-in gjerman. Këtë vit do të fillojmë kemi nda 1.2 milionë euro për disa  komuna përfituese. Këto ditë do të fillojmë edhe me shpërndarjen e kontinjerëve. Kemin grand 2 milion euro për pajisje në menaxhim kemi shenjat janë  të mira për donacione të tjera”, tha Matoshi.

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, tha se është i shokuar me ambientin që është në këtë lagje. Sipas tij, ambienti duhet të mbrohet dhe të pastrohen hapësirat ku jetohet.

“Ne ishim përreth lagjes dhe u shokova nga ajo qe pash përreth dhe kjo nuk është vetëm çështje e ambientit por me shëndetin dh humanizmin. Të gjithë duhet të bëjnë diçka duhet përfshirë edhe bashkësisë që jetojnë këtu dhe për ta bërë këtë duhet edhe për të mbledhur mbeturina”, tha Braathu.

Se situata nuk është e mirë në këtë lagje ani pse ka pasur aksione të mëhershme të pastrimit, e thotë edhe drejtori Ekzekutiv i “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj.

Ai tha probleme me papastërti kanë edhe lagje të tjera nëpër komunat e Kosovës.

“Po kthemi pas një kohe jo shumë te gjatë dhe situatën nuk po e gjejmë mirë prapë shpresoj qe herën tjetër të pik nga një kafe gjithë bashkë. Me mbjellë disa drunj dhe ta kthejmë në zonë të gjelbër. Ne i kuptojmë komunat me problemet po këto pamje nuk na bënë nderë. Ne e dimë se më mirë s’është,  as Mitrovica, as Gjakova në disa lagje”, tha Hasanaj.

Kryetari i lagjes së romëve, Fehmi Gashi, u ankua se mbeturinat i sjellin edhe nga Prishtina.

“Sot është dita ndërkombëtare e flamurit r romëve gjithë romët në Kosovë e festojnë. Ne si qytetarë të Fushë Kosovës kemi dal për me i hekë mbeturinat këtu bijnë e dhe prej Prishtine dhe e gjuajnë në lagjen tonë”, u shpreh Gashi, raporton EO.

Të ngjashme