Let’s do it Kosova marrëveshje me MMPH-në për mbrojtje të mjedisit

Prishtinë | 01 Qer 2017 | 16:17 | Nga

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Organizatën Joqeveritar Let’s do it Kosova.

Memorandumi parashikon realizimin e aktiviteteve që avancojnë çështjen e mbrojtjes së mjedisit, përfshirë fushata vetëdijesimi, organizimit të përbashkët të ngjarjeve të rëndësishme mjedisore; përfshirjes së organizatës “Let’s do it Kosova në draftimin dhe ridraftimin e dokumenteve ligjore dhe strategjive për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit; organizimit të aksioneve të vazhdueshme të pastrimit të deponive ilegale të mbeturinave gjatë tërë vitit dhe aktiviteteve tjera të përfshirjes së institucioneve lokale, OJQ-ve dhe komunitetit në këto aksione.

Me këtë rast ministri Shala shprehu respektin për gjithë aktivitetin e deritanishëm të Let’s do it Kosova në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Nga ana e tij drejtori i OJQ Let’s do it Kosova Luan Hasanaj e falënderoi ministrin për mbështetjen dhe theksoi se kjo është edhe një mundësi shtesë që i jepte aktiviteteve për përmirësimin e mjedisit në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme