“Let’s Do It Kosova” mbledh 250 thasë me mbeturina në Ditën e Mjedisit

Prishtinë | 05 Qer 2017 | 18:48 | Nga

Organizata “Let’s Do It Kosova” ka shënuar sot 5 Qershorin – Ditën Botërore të Mjedisit, përmes pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshme dhe organizimit të aksioneve të pastrimit në dy lokacione.

Në ora 12:00, Let’s Do It Kosova së bashku me qindra vullnetarë nisën aksionin për pastrimin e hapësirave përreth Liqenit të Vermicës, nga ku janë larguar 200 thasë me mbeturina. Aksioni u mbajt në Ditën Botërore të Mjedisit

Një aksion tjetër u suksesshëm në kuadër të këtij projekti u realizua edhe në Lagjen “Arbëria” të Prishtinës, nga ku janë larguar 50 thasë të tjerë me mbeturina të hedhura në vend joadekuate.

Por, aktivitetet nuk u ndalen me kaq. Pas përfundimit të këtij aksioni pastrimi, në Lagjen “Arbëria” janë mbjellë fidanë “Pulownia” të cilët janë dhuruar nga Kompania “Liridoni”.

Let’s Do It Kosova njofton se edhe më tej do të vazhdojnë aktivitetet në kuadër të projektit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë (ZBEK) “Skema e granteve për nismat e avokimit nga organizatat me bazë në komunitet” – zbatuar nga KCSF (Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile).

Ky projekt do të vazhdojë me aktivitete për monitorimin dhe promovimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 14/2015 për Ndëshkime me Gjoba Mandatore.

Ky projekt mes të tjerash, do të mbështesë edhe organizime të komuniteteve për largimin e mbeturinave. Po ashtu, Let’s Do It Kosova thotë se do të vazhdojë të lobojë dhe avokojë tek institucionet që çështjet mjedisore të trajtohen me prioritet, ndërsa edhe më tej do të vazhdojmë fushatën vetëdijesuese me qytetarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme