Lëvizja FOL kërkon nga Kuvendi të procedojë me përzgjedhjen e Komisionerit për Informim dhe Privatësi

Prishtinë | 11 Kor 2019 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Sot Komisioni për Siguri i Kuvendit të Kosovës ka rekomanduar kandidatët Krenare Sogojeva Dërmaku, Agron Behrami dhe Enver Bujari për Komisioner për Informim dhe Privatësi.

Komisioner do të bëhet kandidati që arrin të marrë 61 vota në Kuvendin e Kosovës.

Sipas monitorimit tonë, për dallim nga procesi i kaluar në të cilin asnjë kandidat nuk i ka plotësuar kushtet që të rekomandohet për votim nga Kuvendi, kësaj radhe ka pasur të tillë.

Për këtë arsye, u bëjmë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të marrin parasysh vlerësimet e Komisionit dhe projektit të Ambasadës Britanike dhe votën e tyre ta bazojnë në këtë vlerësim profesional, e jo në preferencat e tyre politike e partiake.

Pozita e Komisionerit për Informim dhe Privatësi është shumë më e rëndësishme për qytetarët dhe institucionet e vendit sesa preferencat ditore politike.

Ne falënderojmë deputetët që ishin pjesë përbërëse e Panelit Përzgjedhës për kontributin e jashtëzakonshëm në këtë proces.

Ata gjithashtu kanë trajtuar me shumë kujdes sugjerimet tona dhe kanë marrë seriozisht hulumtimin tonë për kandidatët.

Ndihmë të jashtëzakonshme ka dhënë edhe Ambasada Britanike që ka fasilituar ketë proces.

Duke ditur që me përzgjedhjen e Komisionerit do të fillon edhe zbatimi i dy ligjeve shumë me rëndësi siç janë Ligji për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ftojmë Kuvendin e Kosovës që pa humbur kohë të procedojë me përzgjedhjen e Komisionerit për Informim dhe Privatësi.

Të ngjashme