Lëvizja “Fol”: Parregullsi gjatë shpronësimit për autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 12:00 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Procesi i shpronësimit të parcelave përgjatë trasesë së ndërtimit të autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, ka pasur shumë të meta, raporton Ekonomia Online.

Kështu u tha në raportin e publikuar nga Lëvizja “Fol”, ku u tha se ka pasur edhe shumë gabime gjatë monitorimit të kësaj autostrade.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, përmendi edhe problemin me mosqasjen në dokumente zyrtare të Ministrisë së Financave dhe në institucione të tjera.

“Masat që i ka ndërmarrë Ligji për shpronësim është bazamenti e deri të Ministria e Financave, gjithë ky proces është përfshi me disa meta. Ligji për shpronësime ne momentin kur u vendos. Ligji për qasje në dokumente zyrtarë. Nuk është problem  vetëm më Ministrinë e Financave  është për të gjitha institucionet”, tha Jashari.

Menaxheri i projektit, Elbasan Racaj, pohoi se ndërtimi i autostradës filloi në vitin 2018, ku u zgjodhën tetë kompani.

Racaj shtoi se autostrada s’ka qenë e paraparë në plan të prokurimit nga ana e Ministrisë së Financave si dhe procesi i shpronësimit të parcelave është bërë pas nënshkrimit.

“Ndërtimi ka filluar në 2018 janë 8 kompani që janë zgjedhur, kostoja e gjithë kësaj ka qenë  88milion euro ky s’është çmim përfundimtar pasi do ti shtohet edhe pjesa e shpronësimit. Më poshtë ju sjell disa nga të metat. Nuk kanë qenë të gatshëm të japin detaje. Autostrada s’ka qenë ë paraparë me planë të prokurimit nga Ministria e Infrastrukturës. Procesi i shpronësimit të parcelave para nënshkrimit por si proces është bërë pas nënshkrimit. Procesi i pronave të paluajtshme nuk ka përfunduar në tërësi, ministria e financave ka refuzuar të dhëna mbi pronat ë paluajtshme. Komunat që preken nga ky nuk kanë pas informata paraprake”, u shpreh Racaj, raporton Ekonomia Online.

Sipas Lëvizjes “Fol”, fillimi i punimeve në teren për autostradën është vonuar në pjesën më të madhe.

“Mungesa e planit të prokurimit. Kontratat mospërfundimi, mos ofrimi i të dhënave, mosinformimi paraprak, fillimi me vonesë nga kompanitë ka pasur çalime, çmimi prej 88 milion euro do ti shkaktohet edhe shifra nga pronat e paluajtshme”, shtoi Racaj.

Ndërsa, Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë në Lëvizjen “Fol”, tha se ky monitorim ka filluar më shumë se një vit.

“Lëvizja FOL ka më shumë se një vit që ka filluar monitorimin duke pa që ka pas shumë parregullsi që na fillimi, nga Ministria e Infrastrukturës kemi marrë pyetje gjysmakë jo të gjitha dokumentet që i kemi kërkuar. Ministria e financave na ka kthye përgjigje që e cenojmë paranë publike”, u shpreh Demolli – Nimani.

Përndryshe, autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë ka filluar ndërtimin në prill të vitit 2018.

Të ngjashme