Lëvizja për Demokraci improvizon një burg para Zyrës së BE-së, e keni izoluar Kosovën

Prishtinë | 01 Kor 2022 | 11:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata Lëvizja për Demokraci ka mbajtur një aksion simbolik para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë për të kundërshtuar mosliberalizimin e vizave. Ata kanë vendosur një kafaz në formë burgu me hartë të Kosovës, dhe nga aty kanë folur për gazetarët, raporton Ekonomia Online.

Përfaqësuesi i Organizatës Lëvizja për Demokraci, Megjid Musa, tha se aksioni ka për qëllim t’ia bëjnë të qartë BE-së sesi po mbahet i izoluar një popull.

“Në bazë të këtij aktiviteti duam t’iu tregojmë BE se si po na mban të izoluar padrejtësisht. Nuk kemi asnjë faj që mbetemi të izoluar edh të vrarë e masakruar. Ketë aktivitet në burg si po shihet do ta dërgojmë para zyrës së BE-së në Bruksel. Qeveria e ka bërë punën e vet. Ne kemi plotësua të gjitha kriteret. Mbetet vetëm BE-ja të na japë dritën e gjelbër. Shumë shpejt derisa t’i rregullojmë procedurat e vizave. Na do të shkojmë diqysh dhe do ta realizojmë qëllimin”.

“Ne populli i Kosovës jemi të izoluar dhe nuk i kemi bërë faj askujt”, tha ai.

Të ngjashme