Lëvizja për Drejtësi uron Ditën e romëve, kërkon të integrohen në shoqëri

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja për Drejtësi i uron të gjithë romëve këtë ditë që duhet ta manifestojnë sepse është shenjë mjaft e qartë që ata janë pjesë e shoqërisë tonë. Duhen respektuar dhe vlerësuar ashtu siç ju ka hije.

Populli jonë njihet tashmë si popull diskriminues dhe racist, veprat po flasin më shumë sesa fjalët boshe pa kurrfarë përgjegjshmëri, por ne nuk jemi kështu. Ne duhet ta duam njëri tjetrin pa marrë parasysh se çfarë komuniteti bëjmë pjesë.

Politika detyrimisht zë vend edhe në rolin e romëve në shoqëri. Mos-punësimi i tyre dhe anashaklimi totalisht në shumë sfera tregon shumë se politika jonë në vend është diskriminuese. Kjo duhet të fillojë të marë fund. Jo vetëm sepse sot është dita e romëve, por sepse kanë të drejtat e tyre dhe kaq duhet të mjaftoj.

Njëkohësisht, Lëvizja për Drejtësi përshëndet partitë politike që përfaqësojnë romët denjësisht në parlament dhe jo vetëm.
Ne si Lëvizje kemi treguar deri që punojmë për drejtësi, kjo le të jetë thirrje për gjithë secilin prej nesh që t’i ruajmë vlerat siç e kemi në traditë, të ruajmë njëri tjetrin.

Romë në gjuhën romane do të thotë ‘njeri’, nuk i bën me ma pak të drejta. Përkundrazi për shkak që janë komunitet, popull dhe mbi të gjitha njerëz, duhet të kemi më shumë përgjegjësi për ta.

Mjaft diskriminimit dhe racizmit. Fillo të reflektosh.

Të ngjashme