Lëvizja Vetëvendosje vizitoi SOS fshatin në lagjen “Velania”

Prishtinë | 20 Nën 2019 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci dhe Arben Vitia, asambleistja e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Leonora Bajraktari, si dhe aktivistja Shkurte Aliu, me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve, sot vizituan SOS fshatin në lagjen “Velania” në Prishtinë, transmeton Ekonomia Online.

Me këtë rast ata u interesuan dhe panë kushtet e punës dhe ambientet ku jetojnë fëmijët në këtë institucion për përkujdesjen e tyre.

Nga ana e tyre, drejtoria dhe punëtorët e këtij institucioni kërkuan mbështetje si nga institucionet qendrore ashtu edhe nga ato lokale, që kjo qendër të ketë qëndrueshmëri më të madhe.

Posaçërisht u përmend nevoja për rregullim të infrastrukturës ligjore në mënyrë që të lehtësohet puna dhe të rritet kujdesi për këtë kategori të fëmijëve.

Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!
Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!

Të ngjashme