Liburn Aliu i paqartë: Thotë se në protestën e sotme u mbrojt Prokuroria

Prishtinë | 26 Gus 2021 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka reaguar në lidhje me protestën që u mbajt sot në lidhje me vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj.

Aliu, përmes një postimi në Facebook tha se kjo protestë ishte në mbrojtje të Prokurorisë, derisa vazhdimisht protestuesit kanë bërë thirrje që ‘’Prokuroria ka duart me gjak’’.

“Protesta e sotme ishte në mbrojtje të prokurorisë”, ka shkruar Aliu, duke e bërë tërësisht të paqartë atë që ka dashur ta nënkuptojë përmes këtij statusi.

Sot në protestë mori pjesë edhe vetë ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, pjesëmarrje kjo që u kritikua nga të tjerët duke thënë se ajo duhej të ishte duke punuar për zbardhjen e këtij rasti e jo duke protestuar.

Madje organizata ‘QIKA’ I bëri thirrje Haxhiut që të veproj si ministre e drejtësisë e mos të marrë pjesë në protesta.

Të ngjashme