Lideri i AAK-së e lëshon pak mjekrën, paraqitet në një përvjetor

Prishtinë | 19 Kor 2020 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj sot ka qëndruar në Malishevë dhe Kleçkë për të përkujtuar dëshmorët e Betejës së Rahovecit.

Në disa fotografi te postuara në Facebook, tek Haradinaj vërehet një ndryshim në pamjen e tij.

Kryetari i AAK’së, ka lëshuar mjekërr që më herët nuk është parë tek ai.

“Në Malishevë dhe Kleçkë nderuam sot kujtimin për të rënët gjatë Betejës së Rahovecit. Heroizmi i bashkëluftëtarëve në ato ditë korriku, mbetet i paharruar, ashtu siç mbetën të përjetësuar emrat e tyre: Hamdi Berisha, Habib Berisha, Agim Qelaj, Gani Paçarizi, Avdullah Bugari, Agim Kelmendi, Bujar Buzhala, Afrim Krasniqi, Sadik Shala, Ramadan Morina, Faik Rama, Gëzim Hamza, Mizair Isma, Remzi Ukshini, Liman Gegaj, Arian Brahimi, Bekim Isma, Bajram Veliu, Samir Nurkasa, Eshrefedin Kastrati, Gëzim Mullabazi, Xhafer Nurkasa dhe Xhevat Kasapi”, ka shkruar ai.

Në Malishevë dhe Kleçkë nderuam sot kujtimin për të rënët gjatë Betejës së Rahovecit. Heroizmi i bashkëluftëtarëve në…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Sonntag, 19. Juli 2020

Të ngjashme