Ligji i ri për punësim në Gjermani zgjon shpresat e kosovarëve

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 08:14 | Nga Ekonomia Online

Ligji i ri i miratuar në Gjermani rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar, që do të hyjë në fuqi në mars të këtij viti, ka ringjallur shpresë për shtetasit nga Kosova, të cilët synojnë punësimin në këtë shtet të BE-së. Ky ligj ua mundëson punonjësve të kualifikuar në arsim profesional nga shtete jashtë Bashkimit Evropian (shtete të treta) të emigrojnë lehtësisht në drejtim të Gjermanisë, shkruan sot gazeta Zëri.

A.Sh., 25-vjeçare, juriste e diplomuar në Fakultetin e Juridikut në Universitetin “Kadri Zeka” të Gjilanit, së bashku me të fejuarin e saj, po ashtu jurist, janë në pritje të implementimit të ligjit të Gjermanisë rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar për të aplikuar për punë në këtë shtet. A.Sh. ka rrëfyer se ajo dhe i fejuari i saj po planifikojnë të nisin një jetë të re në shtetin gjerman.

Të ngjashme