Likaj: Emocion i veçantë të shohësh më të vegjlit tanë të ulur përsëri në bankat shkollore

Prishtinë | 14 Sht 2020 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Në fillimin e vitit të ri shkollor, ministri i Arsimit Ramë Likaj, ka vizituar shkollën“Iliria” dhe “Shkollën së Gjelbër” në Prishtinë, për të parë përgatitjet që janë bërë për procesin mësimorë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ata do të jenë afër institucioneve shkollore për të menaxhuar sa më mirë procesin mësimor.

Likaj ka thënë se është emocion i veçantë rikthimi në shkolla i nxënësve.

Postimi i plotë i tij:

Emocion i veçantë të shohësh më të vegjlit tanë të ulur përsëri në bankat shkollore!

Gjatë vizitës që i bëra sot në mëngjes shkollës “Iliria” dhe Shkollës së Gjelbër në Prishtinë, pashë se shkollat janë përgatitur sipas udhëzimeve për të filluar procesin mësimor në kushte pandemie, ndërsa nxënësit u shprehën të lumtur që janë takuar me shokët, shoqet e mësuesit.

Ministria e Arsimit, bashkë me institucionet e tjera relevante, do të jetë gjithmonë afër institucioneve shkollore për ta menaxhuar sa më mirë procesin mësimor, por bashkëpunimi i të gjithë akterëve të përfshirë në shkollë, është i një rëndësie të veçantë.

Maska, distanca dhe higjiena, janë tri rregullat themelore që na ndihmojnë të mbajmë hapur shkollat dhe fëmijët tanë të arsimohen dhe edukohen në shkollë!

Urime viti i ri shkollor 2020/2021!

Shëndet e suksese!

Emocion i veçantë të shohësh më të vegjëlit tanë të ulur përsëri në bankat shkollore! Gjatë vizitës që i bëra sot në…

Gepostet von Ramë Likaj am Montag, 14. September 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme