Likaj falënderon të gjithë njerëzit që u angazhuan t’i ndihmojnë shkollat gjatë pandemisë

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Likaj ka falënderuar të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë për angazhimin e tyre për t’i mbajtur shkollat hapur, përcjell Ekonomia Online.

“Në këtë situatë pandemike, në shumë shkolla në Kosovë, janë angazhuar edhe prindërit dhe komuniteti për të mbajtur shkollat hapur për fëmijët tanë”, ka shkruar Likaj në profilin e tij.

Tutje, ai tha se është interes shtetëror dhe me rëndësi për të ardhmen që dyert e shkollave të mbeten të hapura, por ka theksuar se është kënaqësi e veçantë, kur njerëz të vullnetit të mirë ndihmojnë shkollat dhe fëmijët në forma të ndryshme.

“Bota është në luftë me COVID-19, pra edhe arsimi, dhe në këtë luftë secili mund të ndihmojë”, ka thënë Likaj.

“I falënderoj nga zemra të gjithë ata që po japin kontributin e tyre!”, përfundoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme