Likaj shkon në vendin ku po bëhen xhirimet e njësive mësimore

Prishtinë | 07 Nën 2020 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj ka përcjellur nga afër punën që po bëhet në përgatitjen virtuale të orëve mësimore nga një ekip i përbërë nga mësimdhënës, redaktorë, koordinatorë, e kamermanë, raporton Ekonomia Online.

“Në vendin e xhirimeve të njësive mësimore në Fakultetin e Edukimit po punohet pandërprerë dhe me përkushtim të madh, në mënyrë që njësitë mësimore t’iu ofrohen nxënësve tanë vazhdimisht përmes kanalit RTK4 të televizionit publik në rastet kur shkollat detyrohen të punojnë sipas skenarëve B dhe C”, ka shkruar Likaj në profilin e tij.

“Vërtetë është kënaqësi të vizitosh këtë ekip që po punon pa u lodhur çdo ditë të javës”, ka shkruar tutje ai.

Më tej, Likaj ka falënderuar mësimdhënësit, redaktorët, koordinatorët, ekipin e xhirimeve dhe të gjithë ata që po e mbështesin këtë proces.

Të ngjashme