Limaj: Besoj në luftën e drejtë të UÇK-së dhe Zafir Berishës

Prishtinë | 11 Dhj 2019 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas ftesës se Gjykatës Speciale për Zafir Berishën.

Kreu i Nismës ka thënë se edhe kjo ftesë është në vazhdën e ftesave nga një Gjykatë të cilën me kohë e ka vlerësuar të padrejtë.

Pavarësisht kësaj, Limaj është shprehur i bindur se asnjë gjykatë nuk do të arrijë ta njollosë luftën tonë të shenjtë.

” Unë kam besim në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Zafir Berishës. Jam i bindur se Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe se drejtësia do të ngadhënjejë përballë shpifjeve”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Të ngjashme