Limaj: Çështja e të pagjeturve s’do të zgjidhet me identifikimin e tyre, por dënimin e autorëve

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 14:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqatave të të pagjeturve. Limaj tha se tani është momenti kur Kosova e ka marrë më seriozisht këtë temë.

“Kjo është një moment i ri që dëshmon se institucionet e Kosovës përfundimisht më seriozisht iu kanë qasur kësaj çështje të rëndësishme për ne, besoj se komisioni shtetëor i ka informuar për takimet qe kemi pas për këtë temë dhe ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me komisionin që udhëheq këtë temë”.

“Nga formimi i delegacionit shtetëror për bisedime me Serbi jemi konsultua me faktor ne vend, ju them se në fund në platformës për bisedime tema kryesore është e të pagjeturve besojmë se ky problem nuk ka të bëj vetëm me zgjedhje humanitare por edhe me agjendën politike”.

Limaj premtoi se me Serbinë nuk do të ketë asnjë marrëveshje deri sa të bëhet hapja e arkivave shtetërore të shtetit serb për të pagjeturit.

“Në Bruksel u kemi bërë të qartë se Kosova nuk do nënshkruajë asnjë marrëveshje politike me Serbinë nëse nuk është e qartësuar çështja e të pagjeturve kemi ngrit temat se si mendojmë me ardh aty, Serbia duhet të hap gjitha arkivat shtetërore të policisë, ushtrisë dhe shërbimeve sekrete, ne besojmë fort se shteti serb aktual e di mirë i ka dosjet e informacionet e sakta për fatin e njerëzve tanë dhe atë duhet të ia jep Kosovës dhe të marrin përgjegjësi të na japin info të sakta për fatin e njerëzve tanë”.

“98-99 nga dëshmitarët e familjarëve tanë saktësisht dihet adresa e fundit e njerëzve që ka qenë viktimë forcave ushtarake policore, ka merr obligim të veta për aq sa ka për info të vetë rreth të të pagjeturve”.

“Ne besojmë se çështja e të pagjetur dhe fati i tyre nuk përfundon vetëm me identifikimin e tyre por pas saj shkon proces i hetimit edhe i hetimeve penale për gjitha ato që kanë ndodhur. Çështja e të pagjeturve nënkupton kur të përmbyllet përgjegjësia e mundshme penale për gjithë ata që direkt dhe indirekt kanë vendosur per fatin e këtyre njerëzve”

Limaj tha se ndjehet keq që pas 20 viteve çështja e të pagjeturve ende nuk është zgjidhur.

“Na vjen keq qe tash e 20 vite familjarët tanë vuajnë për fatin e njerëzve të tyre, në këtë situatë ku jemi sot edhe ju edhe komisioni do ta ketë më lehtë pasi që tani është një adresë aty ku është problemi dhe kjo temë ka marrë vëmendjen aty ku e meriton, nuk ka marrëveshje pa fatin e të pagjeturve. Sa zgjat nuk e di por nënshkrim për një marrëveshje te tillë kur nuk kemi me pas pa e zbardh fatin pa hapjen e arkiave”, tha tutje Limaj.

Limaj tha se këtë temë në Bruksel do ta diskutojë komisioni i të pagjeturve bashkë me familjarët e tyre, ndërsa ekipi do i përkrah politikisht.

Bajram Çerkini tha se kjo temë do të jetë ndër temat më të vështira të jetës së tij në Bruksel.

Ai tha se të gjitha informacionet janë në një libër për dëshmitë e të pagjeturve.

“Gjitha kodet qe ekzistojnë që janë ekzekutua nga kriminelët serb jo vetëm në Mitrovicë dihet se kush i ka ekzekutua dhe në cilën orë. Ka ardhur koha që ky dokument mos të rri nga 2013 mbyll, por do hapet dhe do të shkojë në Bruksel. Ende të pagjeturit dihet ku janë kush i ka marr dhe me nënshkrimin e tyre besoj se keni argumente jo vetëm nga shoqata ime por edhe për shoqatat e Kosovë ka shumë shoqata që kanë libra të tillë”

Të ngjashme