Limaj: Datë historike për futbollin e Kosovës

Prishtinë | 05 Sht 2016 | 17:34 | Nga

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se sot është datë historike për futbollin e Kosovës, pasiqë sonte luhet loja e parë zyrtare për kualifikime në Botërorin 2018.

“Nuk mund të mos i kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata burra që dhanë shumë për dekada me radhë për futbollin në Kosovë, mirënjohje për gjithë ish futbollistët e Kosovës të cilët qoftë në klube e në federatë, apo kudo që janë angazhuar për ta mbajtur gjallë dhe krenar futbollin e Kosovës” .

“Ju djem të Kosovës jeni me fat që sot do të përfaqësoni Kosovën, luani për ata që se kanë pasur këtë mundësi për arsye që dihen, kujtoni emrat e mëdhenj të futbollit tonë që dikur na bënin krenar, luani për fëmijët e Kosovës që ju shohin si heronjtë e tyre, luani për të gjithë ne që jemi krenar që sonte na përfaqësoni”.

“Sonte rezultati nuk është imperativ, sonte paraqitja dinjitoze e juaja është ajo që presim e që s’ka dilemë që ju do ta bëni”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme