Limaj dhe Reçica vënë gurthemelin për ndërtimin e 273 shtëpive për komunitetet joshumicë

Prishtinë | 26 Kor 2019 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, kanë marrë pjesë në vënien e gurthemelit për ndërtimin e 273 shtëpive për komunitetet joshumicë.

Ky projekt i ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ka nisur sot në qytetin e Lipjanit dhe do t’i prekë 20 komuna të Kosovës.

Limaj, pasi ka uruar për fillimin e këtij projekti, ka thënë se sot po fillon një projekt i madh anekënd Kosovës për fillimin e ndërtimit të shtëpive për komunitetet joshumicë.

Ai ka thënë ndjehet i nderuar që sot po nis të realizohet një projekt, nga i cili do të përfitojnë 273 familje në nevoje.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se nisja e këtij projekti tregon përkushtimin e institucioneve të vendit që secilit qytetarë të Kosovës duhet qëndruar pranë kur ai ka nevoje. Ka thënë se nga sot 273 familje të cilat e kishin shqetësim kryesor kulmin mbi kokë nga sot nuk do ta kenë më.

Për këtë projekt, deputeti Etem Arifi, u shpreh falënderues ndaj Limajt, Reçicës dhe GP të Nismës. Ky projekt, sipas tij, ka qenë më se i nevojshëm.

Image may contain: 5 people, people smiling, people standing and outdoor
Image may contain: 9 people, people smiling, people standing and outdoor
Image may contain: 1 person, standing, beard and outdoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme