Limaj: Epopeja e Dukagjinit, fillimi i zgjerimit të UÇK-së në mbarë vendin

Prishtinë | 24 Mar 2019 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nisma për Kosovë, Fatmir Limaj, ka kujtuar 21 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit.

Limaj tha pikërisht 21 vjet më parë në Gllogjan, okupatori serb e mori përgjigjen më të mirë se shqiptarët ishin të vendosur ta çonin deri në fund amanetin e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Më poshtë statusi i tij i plotë:

21 vjet më parë në Gllogjan okupatori serb e mori përgjigjen më të mirë se shqiptarët ishin të vendosur ta çonin deri në fund amanetin e komandantit legjendar, Adem Jashari. Epopeja e Dukagjinit është fillimi i zgjerimit të madh të luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të UÇK-së në mbarë vendin. Në 21-vjetorin e kësaj beteje, kujtojmë me nderim të lartë të rënët në këtë betejë dhe rezistencën heroike të UÇK-së përballë forcave policore dhe ushtarake serbe. Lavdi dëshmorëve të rënë në këtë betejë dhe gjithë dëshmorëve të Kombit!

Të ngjashme