Limaj: Është koha që rinia të marrë përgjegjësi që Kosovën ta bëjë pjesë të Evropës

Prishtinë | 12 Gus 2018 | 15:09 | Nga

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se tash është koha që rinia të marrë përgjegjësi më të mëdha që Kosovën ta bëjë pjesë të Evropës.

Këtë deklarim, ai e ka bërë në Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve duke thënë se Kosova është me fat që ka rini të shëndoshë, të cilën e ka quajtur pasuria më e madhe e vendit.

“Rinisë kosovare duhet ofruar të gjitha hapësirat e nevojshme që me idetë, kreativitetin dhe energjinë pozitive që ka, të kontribuojë në shtetndërtimin e vendit. Gëzuar Dita Ndërkombëtare e Rinisë. Suksese!”, ka shkruar ai në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme