Limaj: Heshtja ndaj arrestimit të Thaçit, tallje me shtetin e Kosovës

Prishtinë | 03 Tet 2016 | 21:07 | Nga

Kryetari i Nismas për Kosovën, Fatmir Limaj, mos reagimin e udhëheqësve të shtetit për arrestimin e drejtorit të Policisë së Mitrovicës Nehat Thaçi, e ka quajtur tallje me shtetin e Kosovës.

Limaj ka thënë për Indeksonline se në kushte normale Kosova do të duhej të dërgonte notë proteste për arrestimin e tij.

Ai ka thënë se vazhdimi i negociatave me Serbinë me këto kushte është fyerje për qytetarët e Kosovës. Sipas liderit të Nismas për Kosovën, mos reagimi i kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme, tregon për paaftësinë e tyre karshi detyrave që ua përcakton Kushtetuta.

Limaj ka rikujtuar se për arrestimin e zyrtarëve serb, alarmohet edhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ndërsa Kosova hesht.

Të ngjashme