Limaj: I shokuar nga sulmi terrorist në Vjenë, cak i të cilit ishin persona të pafajshëm

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Edhe kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka dënuar sulmin terrorist në Vjenë të Austrisë.

Ai ka thënë se është i shokuar nga sulmi në Vjenë e që cak ishin persona të pafajshëm.

“I shokuar nga sulmi terrorist në Vjenë, cak i të cilit ishin persona të pafajshëm. Në këto momente të rënda për popullin mik austriak, ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin austriak”, ka shkruar Limaj.

Limaj ka thotë se Kosova dhe qytetarët e saj janë përkrah Austrisë dhe aleancës ndërkombëtare kundër terrorizmit.

“Kosova dhe qytetarët e saj janë përkrah Austrisë dhe aleancës ndërkombëtare kundër terrorizmit”, ka shkruar Limaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme