Limaj: Institucionet të angazhohen për realizimin e synimeve të deklaruara në Kushtetutë

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 11:26 | Nga

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj ka uruar qytetarët e Kosovës për shënimin e 10 vjetorit të Kushtetutës së Kosovës.

Kushtetuta, sipas Limajt ngërthen në vete përpjekjet shekullore për shtet e barazi ligjore.

Limaj përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se angazhimi i institucioneve të Kosovës duhet të jetë gjithmonë në funksion të realizimit të synimeve të deklaruara në Kushtetutën e Kosovës.

Postimi i plotë i Limajt:

Një dekadë më parë Kosova miratoi aktin më të lartë juridik të vendit, Kushtetutën!

Kushtetuta e Republikës së Kosovës ngërthen në vete përpjekjet tona shekullore për shtet e barazi ligjore.

Në këto 10 vite, Kushtetuta disa herë është sfiduar edhe nga vetë udhëheqësit e institucioneve.

Angazhimi i institucioneve të Kosovës duhet të jetë gjithmonë në funksion të realizimit të synimeve të deklaruara në Kushtetutën e Kosovës.

Urime Dita e Kushtetutës!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme